Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Jeremia

 

Kapitulli 52

 

 

1.

 

Sedekia ishte njėzetenjė vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi nė Jeruzalem njėmbėdhjetė vjet. E ėma quhej Hamutal, e bija e Jeremias nga Libnahu.

     
 
 

2.

 

Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, nė tė gjitha gjėrat ashtu si kishte bėrė Jehojakimi.

     
 
 

3.

 

Kjo ndodhi nė Jeruzalem dhe nė Judė pėr shkak tė zemėrimit tė Zotit, qė mė nė fund i dėboi nga prania e tij. Pastaj Sedekia ngriti krye kundėr mbretit tė Babilonisė.

     
 
 

4.

 

Nė vitin e nėntė tė mbretėrimit tė tij, nė muajin e dhjetė, mė dhjetė tė muajit, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, erdhi me gjithė ushtrinė e tij kundėr Jeruzalemit, fushoi kundėr tij dhe ndėrtoi rreth e rrotull ledhat.

     
 
 

5.

 

Kėshtu qyteti mbeti i rrethuar deri nė vitin e njėmbėdhjetė tė mbretit Sedekia.

     
 
 

6.

 

Nė muajin e katėrt, mė nėntė tė muajit, uria ishte aq e rėndė nė qytet, sa qė nuk kishte mė bukė pėr popullin e vendit.

     
 
 

7.

 

Atėherė u hap njė e ēarė nė muret dhe tė gjithė luftėtarėt ikėn, duke dalė natėn nga qyteti nėpėr portėn midis dy mureve, e cila ndodhej pranė kopshtit tė mbretit, megjithėse Kaldeasit ishin rreth qytetit. Kėshtu ata morėn rrugėn e Arabahut.

     
 
 

8.

 

Por ushtria e Kaldeasve ndoqi mbretin, e arriti Sedekian nė fushėn e Jerikos, ndėrsa tėrė ushtria e tij po shpėrndahej larg tij.

     
 
 

9.

 

Kėshtu ata zunė mbretin dhe e ēuan nė Riblah, nė vendin e Hamathit te mbreti i Babilonisė, qė shqiptoi vendimin kundėr tij.

     
 
 

10.

 

Mbreti i Babilonisė vrau pastaj bijtė e Sedekias para syve tė tij dhe vrau gjithashtu tėrė princat e Judės nė Riblah;

     
 
 

11.

 

pastaj i nxori sytė Sedekias. Mbreti i Babilonisė e lidhi me pranga prej bronzi, e ēoi nė Babiloni dhe e futi nė burg deri ditėn e vdekjes sė tij.

     
 
 

12.

 

Muajin e pestė, mė dhjetė tė muajit (qė ishte viti i nėntėmbėdhjetė i Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė), Nebuzaradani, komandanti i rojeve personale nė shėrbim tė mbretit tė Babilonisė, arriti nė Jeruzalem.

     
 
 

13.

 

Ai dogji shtėpinė e Zotit dhe shtėpinė e mbretit dhe u vuri flakėn tėrė shtėpive tė Jeruzalemit dhe tėrė shtėpive tė fisnikėve.

     
 
 

14.

 

Tėrė ushtria e Kaldeasve qė ishte me komandantin e rojeve rrėzoi tė gjitha muret rreth e qark Jeruzalemit.

     
 
 

15.

 

Pastaj Nebuzaradani, komandanti i rojeve, internoi pjesėn mė tė varfėr tė popullit; pjesėn e popullit qė kishte mbetur nė qytet, dezertorėt qė kishin kaluar nė shėrbim tė mbretit tė Babilonisė dhe kusurin e popullsisė.

     
 
 

16.

 

Por Nebuzaradani, komandanti i rojeve, la disa nga mė tė varfrit e vendit tė punojnė vreshtat dhe arat.

     
 
 

17.

 

Kaldeasit i copėtuan shtyllat prej bronzi qė ishin nė shtėpinė e Zotit, qerret dhe detin prej bronzi qė ishin nė shtėpinė e Zotit dhe e ēuan bronzin nė Babiloni.

     
 
 

18.

 

Ata morėn edhe tiganėt, kunjat, thikat, legenėt, kupat dhe tė gjitha veglat prej bronzi, qė pėrdoreshin nė shėrbimin e tempullit.

     
 
 

19.

 

Komandanti i rojes mori gjithashtu kupat, mangallėt, legenėt, shandanet, tasat dhe kupat, arin e sendet qė ishin prej ari tė kulluar dhe argjendin e kulluar.

     
 
 

20.

 

Sa pėr dy kolonat, pėr detin dhe pėr tė dymbėdhjetė qetė prej bronzi qė ishin poshtė tij dhe pėr qerret qė Salomoni kishte bėrė pėr shtėpinė e Zotit, bronzi i tėrė kėtyre sendeve kishte njė peshė qė nuk mund tė llogaritej.

     
 
 

21.

 

Pėr sa u pėrket shtyllave, lartėsia e njė shtylle ishte tetėmbėdhjetė kubitė; dhe duhej njė fill prej dymbėdhjetė kubitėsh pėr tė matur rrethin e tyre; trashėsia e saj ishte katėr gishtėrinj; nga brenda ishte bosh.

     
 
 

22.

 

Mbi tė ngrihej njė kapitel prej bronzi, lartėsia e njė kapiteli ishte pesė kubitė; rreth e qark kapitelit kishte njė rrjetėz dhe disa shegė, tė gjitha prej bronzi. Shtylla tjetėr me shegė, ishte e njėllojtė me tė.

     
 
 

23.

 

Rreth e qark kishte nėntėdhjetė e gjashtė shegė dhe tėrė shegėt rrotull rrjetėzės arrinin nė njėqind.

     
 
 

24.

 

Komandanti i rojes mori Serajahun, kryepriftin, Sofonian, priftin e dytė, dhe tre rojtarė tė portės.

     
 
 

25.

 

Nga qyteti ai mori edhe njė eunuk qė komandonte luftėtarėt, shtatė burra ndėr kėshilltarėt personalė tė mbretit qė u gjetėn nė qytet, sekretarin e komandantit tė ushtrisė qė rekrutonte popullin e vendit dhe gjashtėdhjetė burra nga populli i vendit qė u gjetėn nė qytet.

     
 
 

26.

 

Kėshtu Nebuzaradani, komandanti i rojeve, i mori dhe i ēoi te mbreti i Babilonisė nė Riblah,

     
 
 

27.

 

dhe mbreti i Babilonisė i vrau nė Riblah, nė vendin e Hamathit.

     
 
 

28.

 

Kėshtu Juda u ēua nė robėri larg vendit tė tij. Ky ėshtė populli qė Nebukadnetsari internoi vitin e shtatė: tremijė e njėzet e tre Judej.

     
 
 

29.

 

Nė vitin e tetėmbėdhjetė tė Nebukadnetsarit u shpėrngulėn nga Jeruzalemi tetėqind e tridhjet e dy veta.

     
 
 

30.

 

Nė vitin e njėzetė e tretė tė Nebukadnetsarit, Nebuzaradani, komandanti i rojes, internoi shtatėqind e dyzet e pesė Judej: gjithsej katėrmijė e gjashtėqind veta.

     
 
 

31.

 

Nė vitin e tridhjetė e shtatė tė robėrisė sė Jehojakimit, mbretit tė Judės, nė muajin e dymbėdhjetė, mė pesė tė muajit, Evil-Merodaku, mbret i Babilonisė, vitin e parė tė mbretėrisė sė tij e fali

     
 
 

32.

 

I foli me dashamirėsi dhe vendosi ndenjėsen e tij mbi atė tė mbretėrve qė ishin me tė nė Babiloni.

     
 
 

33.

 

Kėshtu Jehojakimi i ndėrroi rrobat e robėrisė sė tij dhe hėngri gjithnjė bukėn nė prani tė mbretit tėrė ditėt e jetės sė tij.

     
 
 

34.

 

Pėr ushqimin e tij i jepej rregullisht njė racion ushqimi nga ana e mbretit tė Babilonisė, njė racion ēdo ditė, deri ditėn e vdekjes sė tij, tėrė ditėt e jetės sė tij.

     
 
 

Vajtimet 1

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com